FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni shënon super gol në Amerikë, por shoku i tij i prish festën (VIDEO)

Myrto Uzuni ishte protagonist në sfidën e radhës në MLS, ku Austin barazoi pa gola ndaj Los Angeles.

Sulmuesi kuqezi mendoi se kishte zhbllokuar takimin në minutën e 62-të, pasi realizoi një gol spektakolar nga distanca. Megjithatë, festa e tij dhe e skuadrës nuk zgjati shumë, pasi pas verifikimit me VAR, arbitri vendosi të anulonte realizimin për shkak të një pozicioni jashtë loje të një shoku të tij gjatë goditjes.

Uzuni qëndroi në fushë për 90 minuta, duke qenë një nga lojtarët më aktivë të ekipit të tij. 30-vjeçari po kalon sezonin e tij të dytë në SHBA, ku deri më tani ka realizuar 5 gola me fanellën e Austin FC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Austin FC vs. LAFC | Full Match Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?