21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, dy të arrestuarit janë kapur me 21 kg drogë me vete në çantat e shpinës, në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Të arrestuarit janë R. N., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe I. M., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë,  Policia po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?