21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk janë investim, por iluzion i sigurisë. Nevojitet një rritje e ndjeshme e fondeve dhe një strategji kombëtare ku pushteti vendor të ketë rol real dhe burime të mjaftueshme.

Nëse i ndajmë 21 milionë euro në mënyrë të barabartë për të gjitha bashkitë, rezulton rreth 344 mijë euro për bashki në vit. Kjo shumë është shumë e kufizuar për të mbuluar domosdoshmërinë për pajisje moderne kundër zjarrit (mjete zjarrfikëse, pompa uji, pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit etj infrastrukturë. Mjafton ky fakt për të kuptuar sa kapacitete ka sektori për të përballua situata të tilla, që po bëhen pjesë e jetës për çdo stine”, thotë për Report Tv, Instituti për Bashkitë.

Bashkitë me buxhetin më të madh në dispozicion për ‘mbrojtjen nga zjarret’ janë Tirana me 275 mijë euro, Durrësi 94.5 mijë euro, Kukësi me 75.3 mijë euro, më pas është Elbasani me 70 mijë e Shkodra me 67.3 mijë euro. Ka bashki të cilat duhet të shuajnë zjarret me vetëm 19 mijë euro në dispozicion siç janë Divjaka, Rrogozhina, Vau i Dejës apo Vora.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?