21-vjeçarja nga Tirana zbulon sesi trafikohen nga shoqet e tyre

Trafikimi i vajzave të reja, ndodh në mënya dhe forma të ndryshe. Një prej tyre është dhe rasti që një 21 vjecare ka treguar, pranë faqes “Jeta Osh Qef”. Denoncimi i saj është shokues, pasi nëse lexoni bisedat në foto e mëposhtme, do të vini re se si mashtrohen vajzat e reja të cilat duhet të mashtronjë familjet e tyre, pasi ju premtohet punë në Gjermani.

Ajo ka zbuluar sesi kontaktohen dhe trafikohen vajzat e reja nga shoqet apo të njohurit e tyre.E reja nga Tirana tregon se si njëra nga shoqet me të cilën u njoh në fakultet, e kontaktoi pas tre vitesh për t’i ofruar një mundësi. Ajo pretendonte se kishte një ofertë për vajzën dhe për këtë gjë e prezantoi me shoqen e saj.

Kjo e fundit tentoi ta mashtrojë duke i thënë se një i njohuri i saj e pëlqente dhe donte ta merrte të jetonin së bashku në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga mesazhet, kuptohet që në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie, por për trafikimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ti do i bësh qefin vetes tate në radhë të parë, pastaj bëhet fjalë për në Gjermani të ikësh. Nejse s’bëhen këtu këto muhabete. Po e kupton shpirt ku është muhabeti apo jo? Thuaju të shtëpisë që ke gjetur punë babysitter”, shkruan vajza që po mundohet ta njohë 21-vjeçaren me djalin.

Ndonëse e reja nga Tirana insiston të mendohet më mirë pasi bëhet fjalë për jetën e saj, vajza me të cilën u prezantua i thotë se një mundësi e mirë i ofrohet rrallë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?