21-vjeçarja, vret foshnjën para lindjes, piu 40 paracetamolë

Fotoja është ilustruese

Rasti i nënës shtatëzënë, Aida Cajka, është ngulitur në mendjen e cdo lexuesi. Sorrollatjet dhe humbja tragjike e saj, vuri alarmin mbi gjendjen e materniteteve në vend.

Pas rastit të saj në maternitetin “Koco Klozheni”, që u nda nga jeta bashkë me foshnjen, rasti i dytë në Pogradec ku një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes, dje u rregjistrua rasti i tretë tragjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve zyrtare, 21-vjeçare kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi kishte pirë një grusht me ilaçe me qëllimin për të abortuar, shkruan “Balkanweb”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. mësohet se 21-vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj.

Dy ditë më parë në gjendje të rënduar emocionale, e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar vetë në maternitetin në Tiranë ku u ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Menjëherë ajo është marrë nën kujdes dhe ka bërë lindjen por foshnja ka lindur e vdekur.

Vetë nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është marrë ende në pyetje për arsyet që e kanë shtyrë. As familjarët nuk kanë thënë gjë për arsyet e këtij veprimi.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?