Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 10:26 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e çifutëve në Shqipëri. Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu. Natyrisht,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë, arrijnë në 21,1 gradë!

Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë, arrijnë në 21,1 gradë!

Aktualitet
E martë, 25 Gusht 2026 10:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Oqeanet e botës nuk kanë qenë kurrë më të ngrohta sesa fundjavën e kaluar. Sipas programit të BE-së, Copernicus, temperatura mesatare e matur ishte 21,1 gradë Celsius. Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore.

Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius.

Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti.

Rarotonga | Peshkatar
Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prillFotografi: William West/AFP

Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore

Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.

Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus.

Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Havai 2026 | Pamje satelitore të një stuhije tropikaleHavai 2026 | Pamje satelitore të një stuhije tropikale
Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikaleFotografi: NOAA/AFP

Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.

Mund t'ju interesojë

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit me Zolgensma

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët...

Para 1 ore
Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me kuponë QR në dhjetor

Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 pers...

Para 1 ore
BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 2 orësh

Rreziku nga reshjet e dendura dhe stuhitë po rritet

Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike.

/dpa, AFP, Reuters agjenci/
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 31 minutash

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor
Para 52 minutash

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor

Programi raketor i Iranit paralajmëron zgjerim, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore
Para 55 minutash

Programi raketor i Iranit paralajmëron zgjerim, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste
Para 56 minutash

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 19 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 17 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Para 15 orësh

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.