“22 marsi shkëputja nga e kaluara”, Mustafaj: Evolucioni ka qenë kaotik, Rama nuk i do intelektualët

Partia Demokratike erdhi në fuqi më 22 mars 1992, duke u përballur me provën e zgjedhjeve të para pluraliste të mbajtura më 31 mars 1991.

I ftuar në studion e “ABC” për të folur për 22 marsin  e ’92 ishte i ftuar analisti Besnik Mustafaj.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, ai foli për karakteristikat e liderëve politikë, ndikimin e ndërkombëtare dhe sa ka evoluar vendi në këto 30 vite.

Mustafaj e sheh kryeministrin Edi Rama si një politika i cili nuk pranon të ketë rreth vetes intelektualë, për faktin se kërkon njerëz të cilët mund t’i nënshtrojë, ndërsa ndau një detaj për ish-kryeministrin Sali Berisha duke u theksuar se edhe ai arriti në një pikë ku filloi të shqetësohej nga prania e intelektualëve.

 “Shumë nga intelektualë u kthyen tek puna tek profesioni i tyre, ndërsa një pjesë u larguan jashtë. Forcimi i lidershpit detyrimisht ngushtonte pavarësinë e intelektualit dhe detyrimisht një intelektual nuk e pranon. Ndërkohë Edi Rama nuk do njerëz intelektualë brenda vetes sepse kërkon njerëz që t’i nënshtrojë, edhe Berisha pati arritur deri në një pikë ku nuk i pëlqenin të kishte intelektualë brenda vetës. 

Politika është një rrugë dhe gjatë rrugës fillojnë e bien shumë cilësi. Këtë fakt unë e lidh edhe me arsyen se nuk kishim asnjë politikan profesionist. Ritheksoj se unë kam refuzuar shumë poste sepse mendoja se duhej një përvojë e madhe. Por rruga, shijimi i pushtetit dhe lufta politike filloi vrullshëm sepse që nga ‘92 opozita socialiste filloi luftë politike pa parime dhe doemos në një duel fillojnë të dyja të luajnë ashpër”, tha Mustafaj.

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu tha se ndikimi i faktorit ndërkombëtar shpeshherë nuk ka qenë realist, për faktin se nuk ishin në brendësi të shumë ngjarjeve në vendin tonë.

“Shpeshherë duhet të mbajmë parasysh se ndërkombëtarët nuk e njihnin Shqipërinë sa duhej ashtu siç edhe vazhdojnë të mos e njohin, duke mbajtur në këtë mënyrë qëndrime jo realiste”, tha ai.

Sot 30 vjet pas rënies së komunizmit thekson ai,-flitet ende për spiunë e bij komunistësh.

Kjo u shpreh Mustafaj vjen edhe për shkak se evolucioni nuk u orientua mirë me ligje, ndërsa theksoi se e majta dhe e djathta e asaj kohë duhet të dakordësoheshin tek qëndrimi për të kaluarën.

“Ky lloj evolucioni nuk u orientua mirë me ligje. Me disa pika duhet të ishin dakord e majta dhe e djathta shqiptare, një nga të cilat ishte edhe qëndrimi i për të kaluarën. Po ashtu ndarja me të kaluarën do të ishte edhe zgjidhja e problemit të pronave, që ende sot nuk është zgjidhur. Evolucioni ka qenë kaotik, pavarësisht se kishte mundësi të bëhej në mënyrë të organizuar”, tha ai.

Në këtë intervistë ai komentoi edhe fushatën elektorale të liderëve politike.

Për Mustafaj Partia Demokratike këtë herë është më e strukturuar në program, ndryshe sipas tij nga kryeministri Rama i cili është ritkthyer në një gjuhë të viteve të kaluara. me ofendime dhe sharje.

“Rama shfaqet me një sjellje politike që në fakt është para politike dhe duke qenë parapolitike ajo frymëzon akt dhune.

Detyra e politikanit është t’i përmbajë ekstremet. Nëse ne në 91 do të ndiqnim këtë pjesë të mbështetësve tanë, do të ishte djegur blloku Shqipëria, do të ishin vrarë shumë njerëz dhe do të ishim në luftë civile. Sot del kryeministri dhe mbështet Lucën, detyra e tij është të distancohet nga dhuna sepse është i pari vendit”, tha më tej ai.

Pyetje: Të gjitha pushtetet në një parti dhe sa e rrezikshme është?

Mustafaj: Autoritarizmi nuk është funksionim. Problemi fillon tek zgjedhja pa konkurrencë dhe pa zgjedhje të lira..

Pyetje: Çfarë pasojash kemi nga thyerja e shtyllave të demokracisë?

Mustafaj: Ne jemi të zotuar me Kushtetutë për të ndërtuar realitet demokratik Thyerja e shtyllave të demokracisë minimumi që mund të thuhet është kthim pas. Unë nuk besoj se shoqëria shqiptare mund ta durojë gjatë një sistem totalitar. Si mund ta durojë shoqëria shqiptare që Edi Rama të ketë të gjitha pushtetet duke qenë në zemër të Europës. Një njeri që ka parime demokratike nuk mund t’i pranojë as vetë të gjitha pushtetet.

Sa i përket zgjedhje në 25 prill ai tha se shpreson që të mos ketë tensione: “Shpresoj që Edi Rama t’i ofrojë vendit zgjedhje të qeta”.

Pyetje: Kujt i intereson që të ketë fushatë problematike?

Mustafaj: Edi Rama ka treguar gjatë këtyre 8 viteve se është shpërfillës ndaj ndërkombëtarëve. Po të shohim raportet me çeljen e negociatave vetëm janë shtuar kushtet. Europianët duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri konstatojnë degradim të situatës dhe vendosin kushte të reja.

SHKARKO APP