22 të arrestuar në Itali, në pranga dhe biznesmeni Gëzim Sallaku dhe vëllezërit e tij

Policia italiane ka arrestuar ditën e martë, 6 nëntor, sipërmarrësin shqiptar Gëzim Sallaku së bashku me tre vëllezërit e tij Isuf, Gazmir e Taulant me akuzën e armëmbjatjes pa leje.

Në një garazh në zotërim të tyre janë gjetur 3 pistoleta-

Sekuestrimi i armëve është bërë pas një operacioni policor në provincën e Breshës ku janë vënë në pranga rreth 20 persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia italiane ka informuar se gjatë ditës do të zbardh detajet e këtij operacioni në një konferencë për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzim Sallaku është president i shoqërisë sportive Darfu Calcio e kohë më parë është përfshirë në një hetim nga Policia financiare italiane me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, mashtrim fiskal e fallsifikim dokumentash.

Hetimi Financës italiane çoi kohë më parë në arrestimin e sipërmarrësit shqiptar Gëzim Sallaku e sekeustrimin e pasurive të tij por më pas gjykata vendosi heqjen e sekuestros.

Disa ditë më parë, Policia e provincës së Breshës vuri në pranga një të afërm të vëllezërve Sallaku, Saimir Sallaku i arrestuar në komunën Pian Camuno me reth gjysmë kg kokainë. Në pranga u vunë dhe dy trafikantë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?