22-vjeçari që plagosi babain ka qenë dy herë i dënuar

Djali i cili plagosi me armë zjarrin babain në Durrës është një person me precedent penal. Policia jep të dhënat në lidhje me të kaluarën e 22-vjeçarit N.Mone, ku sqaron se ka qenë dy herë i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike. Ai është liruar nga burgu në vitin 2015.

1-Në vitin 2011 është vendosur masa e sigurisë”Arrest me burg”për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”.

2-Me Vendimin Nr.910, datë 23.10.2014 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durrës e ka dënur me 14 muaj  burgim për veprën penale” Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu edhe i vëllai i tij, shtetasi E.M. 32 vjeç është dënuar nga Gjykata e  Rrethit Gjyqësor  Durrës me  Vedimin Nr.585,  datë 14.09.2011  me 4  vjet burg për veprën penale” Prodhim dhe shitje të  lëndëve  narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?