22 vjet nga bomabardimet e NATO-s në Serbi, Rama: 24 marsi, datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd për të shpëtuar Kosovën.
Në një postim në twitter, kreu i qeverisë ka risjellë fjalimin e Presidentit amerikan të kohës, Bill Clinton, i cili dha lajmin historik.
Rama thotë se kjo është një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Edi Rama.