23 mln euro shtesë për ujitje-kullim – Peleshi: Faza e parë, çuam ujin në 15 mijë ha tokë

Në fillim të vitit 2019, me Projektin e Bankës Botërore, 23 milion euro do të shkojnë për ujitjen dhe kullimin, të përqendruara në zonën e Lushnjes.

Gjatë inspektimit të Skemave të Ujitjes dhe Kullimit, në bashkinë e Divjakës, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka deklaruar se nga përfundimi me sukses i fazës së parë të Projektit të Bankës Botërore në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, janë rehabilituar 3 Skemave Ujitëse, që kanë mundësuar përmirësimin e ujitjes në rreth 15 000 hektarë.

Ministri gjithashtu u ka kërkuar krerëve vendorë të jenë bashkëpunues me qeverinë qendrore, e cila ka bërë kalimin e shumë kompetencave bashkive, në rastin e kalimit në administrim të kanaleve të dyta dhe të treta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?