Ditë të vështira për Opozitën pas vendimit britanik
Sot u njoftua nga vetë Sali Berisha se edhe Britania e Madhe e ka shpallur person “nongrata”. Bile kjo e Britanisë se Madhe ishte edhe më e rëndë sepse e akuzonin edhe si të lidhur me grupe të rrezikshme kriminale që cenojnë sigurinë e Britanisë, por edhe të Shqipërisë.
Me poshtë mund të lexoni se çfarë shkruan saktësisht sot “Zëri i Amerikës”:
Ish-Presidenti Sali Berisha u shpall sot non grata nga Britania e Madhe për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim përmes korrupsionit për vete dhe rrethit të njerëzve pranë tij.
Në letrën zyrtare nga Londra drejtuar zotit Berisha theksohet se ai mban lidhje me kriminelë që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë Bashkuar, të cilat ai është i gatshëm t’i përdorë për të arritur ambicjet e veta politike.
Përmbajtjen e njoftimit e bëri publike vetë zoti Berisha, i cili i hodhi poshtë këto akuzua si “vazhdim i shpifjeve dhe gënjeshtrave” të sponsorizuara nga Edi Rama dhe “lobimit korruptiv” të tij dhe George Soros.
“Kjo synon kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, më e korruptuara në Europë” – tha zoti Berisha.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi në maj të vitit të kaluar ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për ish kryeministrin Sali Berisha e familjen e tij, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe “minimit të demokracisë”.
Pra këtë njofton VOA.
Nisur nga ky vendim i Britanisë së Madhe duken kohë jo të të mira për BERISHËN dhe PD.
Mundet që edhe gjykata e Apelit në Tiranë nën këtë presion anglo-amerikan të japë vendim për t’ia dhënë siglën e PD-së, grupit të Bashës.
Por edhe nëse ia lënë Saliut e ardhmja e opozitës do të jetë me re të zeza dhe nuk e shikon dot pushtetin.
Natyrisht që kjo favorizon Edi Ramën.
Opozita duket shumë larg pushtetit pas këtij vendimi britanik.