232 pjesëtarë të FA në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytura

Forcat e Armatosura, me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, u angazhuan në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit, Sipas një informacioni nga Ministria e Mbrojtjes, Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi:

a. Në komunën Novoselë Vlorë me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të Kërkim Shpëtimit. U evakuan 5 persona dhe shpërndanë ndihma për banorët në nevojë.

b. Në komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, u angazhua në operacion evakuimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

a. Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuann 35 persona, 2 mjete civile dhe kanë shpërndarë ushqime për familjet ne nevojë.

Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion:

Forca: 232 persona.

Mjete transporti: 29 copë.

Mjete transporti ujor: 2 motobarka, 4 gomone.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile.

Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacion për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?