FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjedhje në dyqanet e Durrësit, dy persona arrestohen nga policia

Dy persona 27-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Durrësit për një seri vjedhjesh në dyqane, markete dhe pastiçeri në qytet.

Gjatë operacionit, në pranga ranë shtetasit A. D., i cili akuzohet për vjedhje në një piceri, një dyqan dhe një market, si dhe P. M., i cili rezulton autor i vjedhjeve në një pastiçeri dhe një market tjetër.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?