24 maj, test për nxënësit e klasave të pesta
Nxënësit që do të përfundojnë arsimin fillor 5-vjeçar, më 24 maj do të testojnë njohuritë e tyre. Provimi do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe ata do t`u përgjigjen 50 pyetjeve në lëndët bazë.
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi thotë se vlerësimi nuk do të jetë me notë por me pikë dhe rezultatet do t’i shërbejnë Ministrisë së Arsimit për tu njohur me nivelin e arritjeve të nxënësve.
“Nuk synon që të masë aftësitë e një individi, e një nxënësi, pra nxënësit nuk marrin notë dhe nota që marrin nuk pasqyrohet diku por i shërben Ministrisë së Arsimit për të ditur sesi po zbatohet kurrikula. Mbi nivelin e zbatimit hartohen më pas programet që kanë të bëjnë qoftë me përmirësimin e elementëve të caktuar në kurrikul, qoftë me sugjerimet që i bëhen autorëve të teksteve ose më pas me atë që është akoma më e rëndësishme me sistemin e trajnimit të mësuesve”.
KOHA JONË SONDAZH

