24 orë në rrugë/Greqia lejohen 33 shqiptarët që të futen në atdhe

Qytetarët shqiptarë të bllokuar në Kakavijë

33 qytetarë shqiptarë janë lejuar që të futen në atdhe, pas më shumë se 24 orësh pritje në kufi në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë. Kalimi i tyre u bë falë autorizimit të dhënë nga ambasada shqiptare në Athinë dhe lidhet pikërisht me nevojat e tyre për të qenë në Shqipëri dhe me kushtet jo të përshtatshme shëndetësore, si të moshuar e fëmijë. Të gjithë shqiptarëve që u lejuan të futen në territorin tonë u kishte skaduar afati i qëndrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijtë e këtij afati. Megjithatë, qeveria ka deklaruar se askush nuk do të penalizohet për tejkalimin e afateve.

SHKARKO APP