24 orë nën flakë, zjarri përfshin kodrat e Bardhajve në Shkodër
Flakët vijojnë të përfshijnë kodrat e Bardhajve në Shkodër, ndërsa zjarri në këtë zonë është aktiv prej rreth 24 orësh.
Pamjet tregojnë përhapjen e flakëve në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Sakaq, bëhet me dije se flakët nuk paraqesin rrezik për banorët e zonës.

KOHA JONË SONDAZH

