FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

240 banorë dëshmuan për të në SPAK, flet fermeri: Shteti na la të lirë

240 fshatarë banues të Kozare të Kuçovës u paraqitën dy ditë më parë për të dëshmuar në SPAK. Ata thanë se Bektash Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Shtëpenja tha se të gjitha të ardhurat i ka siguruar nga puna e tij, ndërsa i biri i dënuar për drogë ka shlyer të gjitha detyrimet para ligjit.

“Unë jam në proces gjyqësore tek SPAK. Shkak është bërë djali se ka bërë një ra në burg. E ka vuajtur vetë dënimin. Se 3, se 4 vite u dënua. Kur e mora vesh unë ai doli nga burgu. Këtu është djali, është në shtëpi. Më ka kapur ligji i OFL, por di që problemin tim, di që e kam dosjen e pastër. Është në proces gjykimi. Unë punoj që nga vitit 1991 me autokombanjë. Paguhem me para në dorë. Shteti na ka lënë të lirë dhe ne kemi vazhduar pa licensë. Shtëpia është ndërtuar që nga sistemi. Katin e dytë e bëra në kohën e demokracisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?