2400 të paraburgosur presin vendimet e gjykatave shqiptare
2.400 të paraburgosur ndodhen në 19 burgjet e Shqipërisë, të cilët presin vendimet e gjykatave shqiptare, si dhe 2.213 të dënuar me formë të prerë. Në total janë 4.613 të burgosur. Në pritje të një vendimi, ndodhen 381 të paraburgosur për krimin e vjedhjes, 249 për vrasje, 45 për plagosje 21 për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë 686 për trafik droge, 35 për krijim të organizatave kriminale, 64 për mashtrim dhe 11 për shfytëzim prostitucioni.
Tetë të paraburgosur janë të mitur ndërsa 11 janë 17-vjeç. Në burgje ndodhen të dënuar, 10 persona mbi moshën 80 vjeç. Numri më i lartë i të dënuarve që janë në burgje kanë marrë dënim për vrasje. 753 vrasës ka në burgjet e sigurisë së lartë, 178 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
598 janë të dënuar për trafik droge, 16 për marrëdhënie seksuale me dhunë, 39 për pjesëmarrje në organizata kriminale, 314 për vjedhje, 60 për mashtrim. Më shumë të dënuar janë në burgun e Fierit, 530 shtetas. Më shumë se 10 përqind e tyre janë të burgosur për herë të dytë ose të tretë.