25 milionë euro për ekonominë blu, ministrja Denaj: Zhvillim të qëndrueshëm sektorit të peshkimit

Shqipëria garanton 25 milionë euro për ekonominë blu, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë detare dhe bregdetare falë marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri-Itali, projektvendimi i të cilit u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se programi ”Ekonomia Blu” kontribuon duke i ofruar institucioneve dhe sektorit privat mundësi të reja në procesin e anëtarësimit në BE. Për të ky program përputhet me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së peshkimit dhe mbështet peshkimin në shkallë të vogël në të gjithë bregdetin shqiptar.

Nga ana tjetër, ministrja nënvizon se ky hap do të ndihmojë në nxitjen e punësimit, formalizimin, modernizimin e sektorit, duke rritur konkurrencën dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm. ”Investimi kontribuon në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030, për sigurinë ushqimore, modelet e qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit, dhe ruajtjen e burimeve detare”, tha Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?