25 Prilli, 12 subjekte politike dhe 5 kandidatë të pavarur janë pjesë e garës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte, 12 subjektet zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit si dhe 5 kandidatë të pavarur.

Subjektet

Partia Socialiste
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Lëvizja e Re
Partia Nisma Thurje
Koalicioni ”Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”
Partia Socialdemokrate
Partia Lëvizja për Ndryshim
Partia Bindja Demokratike
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
Partia Balli Kombëtar
Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor

Gjithashtu janë regjistruar 5 kandidatë të pavarur

Iljaz Shehu, Lezhë
Kreshnik Merxhani, Gjirokastër
Boiken Abazi, Tiranë
Elton Debreshi, Dibër
Pal Shkambi, Shkodër

Kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga nisja e fushats elektorale dhe KQZ ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar përsa i përket fletëve të votimit. Arsyeja sepse ende nuk kemi një fletë votimi, të cilët qytetarët të dinë se si do të votojnë me 25 prill, është shkaku se deri mesditën e sotme ende nuk ishin rregjistruar të gjitha subjektet zgjedhore. Mësohet se dy subjekte dhe një kanditat i pavarur nuk janë regjistruar, po ashtu edhe koalicioni Aleanca nuk është regjistruar për shkak se ka pasur probleme me dokumentacionet. Me gjasa pritet të jenë 12 subjekte zgjedhore për 25 prill.

SHKARKO APP