25 prilli, Mediu: Lista e koalicionit me siglat tona

Aleatët nuk do të jenë në listën e PD-së, por atë të koalicionit. Nesër, kur skadon dhe afati zyrtar i regjistrimit pritet të zbardhet dhe emri i këtij koalicioni dhe sa kandidatë do të kenë secili nga të vegjëlit. Orët e ardhshme janë vendimtare për formatin e marrëveshjes që do të firmoset.

Nesër PD dhe aleatët duhet të firmosin marrëveshjen për formatin e koalicionit me të cilin do të garojnë në 25 prill. Për Lulzim Bashën këto janë orë takimesh intensive, po ashtu dhe për aleatë që hyjnë e dalin në zyrën e tij.

Sipas Kodit Zgjedhor në marrëveshjen që duhet të depozitohet në KQZ duhet të specifikohet emri i koalicionit shkronjat e tij nistore dhe numrin e kandidatëve që i takojnë çdo partie për çdo zonë zgjedhore. Për t’i paraprirë çdo skenari të mundshëm, PR ka mbledhur firmat për mbështetjen e listës së saj të kandidatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?