25 prilli, Mediu: Pika ku do të ndahet mbrojtja e demokracisë nga qeveria që ka sjellë largimin e të rinjve
25 prilli për kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu është pika ku do të ndahet mbrojtja e demokracisë nga qeveria që ka sjellë largimin e të rinjve. Në Rrogozhina, kandidati për deputet dënoi shit-blerjen e votës dhe po ashtu kërkoi që shqiptarët të zgjedhin të lirë.
”Është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vite që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik ku zëri ynë si qytetar të këtë vlerë ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi të kemi punë dhe përmes punës të garantojmë dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare”.
Nga ana tjetër, për Mediun është e rëndësishme që të ketë pjesëmarrje të madhe në votimet e së dielës. ”Rama ik!”duhet t`a bëjmë realitet, dhe do e bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë. Mbi 92 % e atyre që kanë studiuar jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre që kanë pasur ëndërr që ata të kthehen në Shqipëri për tu bërë liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë nuk duan të kthehen më”.
Po ashtu kreu i PR-së, u bëri thirrje qytetarëve të largojnë një qeveri të keqe e cila ka sjellë vetëm emigrim të rinisë dhe trurit e nga vend. Sipas tij, koalicioni ka në qendër të vëmendje investimet për rininë dhe mbështetjen e tyre.