25-vjeçari merr shokët dhe dhunon ish-bashkëjetuesen e mitur, tentojnë ta djegin me benzinë

Shmanget tragjedia në Tiranë. Një vajzë e mitur, 16-vjeçare është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj 25 vjeçar dhe dy persona të tjerë.

Madje ata kanë tentuar dhe ta djegin atë me benzinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim të policisë Tiranë, e cila thotë se në pranga kanë përfunduar dy shtetasit që kanë ndihmuar ish bashkëjetuesin e të miturës së dhunuar.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?