25 vjeçari nga Durrësi, përdhunon dhe kërcënon vajzën nga Bulqiza

Një rast i rëndë është shënuar në Durrës. Referuar deklaratës së policisë, Sulejman Gjoka 25 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës është vënë në pranga sot nga Policia e qytetit bregdetar.

Mbi të rëndon akuza se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Sipas njoftimit të policisë, i riu ka kërcënuar një vajzë një vit më të vogël se vetja me vrasje dhe ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ka qenë vetë 24 vjecarja, ajo e cila një ditë pas ngjarjes në Komisariatin e Policisë, ka bërë denoncimin. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin në fjalë.

NGJARJA

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 19.10.2016, ora 23:40, ka bërë kallzim shtetësia M.Xh. 24 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi i arrestuari, më datë 18.10.2016, ora 02:00, e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”parashikuar në nenin 102 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?