25-vjeçari tenton të qëllojë me thikë nënën, ndërsa ishin për vizitë tek të afërmit

Policia e Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të qëllojë me thikë nënën e vet. Denoncimi është bërë nga vetë mamaja e 25-vjeçarit.

Nënë e bir nga Shkodra, kishin shkuar për vizitë tek disa të afërmit e tyre në fshatin Rembec të Korçës. Gjatë kësaj vizite, sipas denoncimit të 50-vjeçares K.A, i biri ka tentuar ta qëllojë me thikë.

Më parë, po sipas saj, ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj së ëmës. Për këtë arsye, 25-vjeçari është arrestuar. Gjatë arrestimit atij i është sekuestruar një thikë 22 centimetra e gjatë.

SHKARKO APP