25 vjet marrëdhënie diplomatike Seli e Shenjtë-Shqipëri

Sot mbushen 25 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit. Më 7 shtator 1991 marrëdhëniet fillimisht u rilidhën në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë, dhe më pas, edhe në rang ambasade, për palën shqiptare.

Data 22 tetor 1991 shënon emërimin e nuncit të parë apostolik, ipeshkvi indian e më pas kardinal, Ivan Dias, i cili i pati paraqiti letrat kredenciale Presidentit të kohës Sali Berisha, më 18 dhjetor 1991. Më pas emërohej edhe ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë Apostolike, Profesor Willy Kamsi, i cili i paraqiti letrat kredenciale Papës Gjon Pali II, më 22 prill 1993, pak para se Ati i Shenjtë të vizitonte Shqipërinë.

Lidhja ndërmjet Selisë Apostolike dhe Republikës së Shqipërisë u pasua nga dy vizita papnore, ajo e Gjon Palit II më 25 prill 1993 dhe e Françeskut më 21 shtator 2014, të cilët me vizitat e tyre në trojet shqiptare, nderuan martirizimin e popullit e të Kishës në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, më 5 nëntor do të lumnohen, gjithnjë me miratimin e Selisë së Shenjtë, 38 bij të Kishës katolike, që shkrinë jetën në dhe për trojet shqiptare, larë me gjak martirësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të përkujtohet sot në Romë me një takim të organizuar nga ambasada shqiptare në Vatikan dhe Universitetit Papnor Urbanian, në mjediset e kësaj shkolle të lartë.

Festën përkujtimore do të përshëndesë Rektori i Universitetit Papnor Urbanian, Prof. Alberto Trevisol dhe më pas prof. Ardian Ndreca do të kumtojë rreth historisë se marrëdhënieve shekullore ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit. Veprimtaria përkujtimore do të vijojë me fjalën e z. Visar Zhiti, i ngarkuar me punë i ambasadës shqiptare pranë Selisë së Shenjtë, e titulluar “Përballë Nënë Terezës”.

Në fund dom Marian Paloka, do të mbajë një ligjëratë kushtuar 38 martirëve të Kishës shqiptare, në prag të lumnimit të tyre në Shkodër. I pranishëm, edhe kardinali Ivan Dias, nunci i parë apostolik në Shqipërinë e pas komunizmit si dhe imzot Giovanni Gaspari, përfaqësues i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.

Burimi: ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?