25 vjet pa asnjë investim, Manastirliu: Qendër e re shëndetësore në Bardhoc të Kukësit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës, e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. ”Një investim shumë i rëndësishëm l, i munguar prej 25 vitesh për komunitetin e Bardhocit. Rindërtuam një qendër shëndetësore model, që shërben rreth 3 mijë banorëve. Programi i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore po jep frytet e veta, si në qytetet e mëdha, edhe në fshatra dhe zonat e thella rurale”.

Janë 180 qendra shëndetësore që kanë përfunduar në 2 vitet e shkuara, ndërkohë që përgjatë vitit 2020, 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do të rehabilitohen. Duke theksuar rëndësinë e investimeve me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu tha se investimi në burime njërëzore do të vazhdojë përmes punësimit me transparencë dhe meritokraci në portalet “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë”.

“Nga portalet, qoftë “Mjekë për Shqipërinë”, qoftë “Infermierë për Shqipërinë” jemi duke punuar për të rekrutuar nëpërmjet sistemit të transparencës dhe meritokracisë infermierët, për qendrat tona shëndetësore dhe për spitalet. Vetëm gjatë muajve të fundit janë 200 infermierë të punësuar në gjithë Shqipërinë”. Gjatë vizitës në qendrën e re shëndetësore të Bardhocit, Manastirliu tha se qytetarët janë ndërgjegjësuar për të kryer kontrollin mjekësor bazë i cili ofrohet falas për qytetarët. Gjatë vitit 2019, më shumë se 482 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, ose 13% më shumë se vitit paraardhës, duke kapërcyert targetin e vendosur vjetor prej 475 mijë kontrollesh.

SHKARKO APP