FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, ministri Jaupaj: Në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të organizuar në Tropojë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi. Gjatë këtij aktiviteti, rreth 250 fëmijë morën pjesë në një javë të mbushur me veprimtari edukative, krijuese dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës. Jaupaj theksoi se përmes aktiviteteve të zhvilluara në zemër të Alpeve Shqiptare, fëmijët u njohën me rëndësinë e kujdesit për mjedisin përmes veprimeve të thjeshta të përditshme, si ruajtja e pastërtisë, riciklimi, mbrojtja e biodiversitetit dhe ripërdorimi i materialeve.

Postimi i plotë

Sot, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, mora pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Kampit Veror të Tropojës, ku rreth 250 fëmijë zhvilluan një javë plot mësim, kreativitet dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zemër të Alpeve Shqiptare, fëmijët mësuan se kujdesi për natyrën fillon me veprime të vogla: duke mbajtur pastër mjedisin, duke ricikluar, duke respektuar jetën e egër dhe duke i dhënë një jetë të re materialeve përmes ekonomisë qarkulluese.Mesazhi; kreativiteti dhe kujdesi për mjedisin mund të ecin krah për krah.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohje për të gjithë vullnetarët, mësuesit, prindërit dhe organizatorët që investojnë te fëmijët tanë. Ata janë brezi që do të kujdeset për pasuritë e jashtëzakonshme natyrore të Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?