2500 kandidatë për policë, nis faza e verifikimit

Të gjithë personat që kërkonin të ishin pjesë e uniformave blu, dje kishin afatin e fundit për të aplikuar e që në vijim të ndjekin Shkollën Bazë për Partullë të Përgjithshme. Aplikues janë mbi 2500 të rinj e të reja. tani është faza e verifikimit, ku një grup i posaçëm do të kalojë në sitë dokumentacionet e dorëzua prej tyre, afati i të cilëve përfundon pas 10 ditësh. Të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo kanë mungesë dokumentacioni, do të njoftohen me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore. Që nga ai moment, aplikanti i skualifikuar ka të drejtën që ankimimin ta bëjë brenda dy ditëve tek Drejtori i Policisë Vendore ku kishte kthyer aplikimin, e ndërsa ky i fundit pas shqyrtimit duhet të kthejë përgjigje brenda 5 ditësh. Ndërsa të gjithë personat e kualifikuar, do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, atij për aftësitë fizike, si dhe testimit me gojë. Në përfundim, fitues do të shpallen vetëm 500 prej tyre.

Procedura

Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;

Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale;

Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;

Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;

Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;

Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar;

Procesi i apelimit;

Konkurrimi.

Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë punë nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

Fazat e konkurrimit

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

Testimi me shkrim;

Testimi i aftësive fizike;

Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

Testimi psikologjik;

Kontrolli shëndetësor;

Marrja e shenjave të gishtave;

Verifikimi përfundimtar i aplikantit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?