Benet Beci: Në Shkodër kthehet një pjesë e shpirtit, mendjes e krijimit të Ernest Koliqit
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një postim në rrjetin social facebook ka treguar se që nga sot Shkodra hap dyert e bibliotekë së Ernest Koliqit, një pasuri e artit dhe kulturës.
Beci shkruan se është fat dhe kontribut i Adrian Ndrecaj e ” Shejzat”, si dhe Bashkia Shkodër , që sot në qytet kthehet, një pjesë e shpirtit, mendjes e krijimit të Ernest Koliqit.
Postimi i plotë:
Shkodra është qyteti, si përkufizim, me çdo gjë që ai përfaqëson, e si i tillë, ai thërret, t’ban me u kthy.
Është fat dhe kontribut i Adrian Ndrecaj e ” Shejzat”, si dhe Bashkia Shkodër , që sot në qytet kthehet, një pjesë e shpirtit, mendjes e krijimit të Ernest Koliqit.
Por qyteti duhet me ditë edhe me pritë, e ndaj sot, përveçse me mikpritë e pa me kureshtje e krenari këtë pasuri nga biblioteka e Koliqit, bashkia mundësoi hapjen e sallës me emrin e tij.
Kjo sallë u riorganizua dhe i kushtohet qytetarëve që te Biblioteka Publike “Marin Barleti” gjejnë dyer e mendje të hapura për me shpërbly kureshtjen, talentin e prirjen për dije e art.
Ju faleminderit të gjithëve!