26-vjeçarja largohet nga shtëpia me të dashurin, i kërkon 1 mijë euro të shoqit që të kthehet

Një ngjarje e denjë për film ka ndodhur në Devoll.

Aleksandra Shëpini, 26 vjeç, është larguar nga shtëpia e bashkëshortit të vet, për të jetuar me të dashurin e saj, Kosta Ago.

Por, nuk ka mjaftuar me kaq.

Ajo ka shantazhuar të shoqin, duke i kërkuar 1 mijë euro që të kthehej në shtëpi.

“Nga 27 janari e në vazhdim ata kanë kërcënuar shtetasin P.Shëpi dhe i kanë kërkuar 1 mijë euro që ajo të kthehej në shtëpi”, bën me dije Policia e Korçës.

Kjo ka bërë që 26-vjeçarja dhe i dashuri i saj të arrestohen.

SHKARKO APP