2613 persona regjistrohen në më pak se 24 orë, kryesojnë shqiptarët nga…
Deri më tani kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë me banim në Diasporë për të ushtuar të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim.
Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.
Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin. Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit.