27 muaj pa marrë pagat, punëtorët e Poçemit në protestë

Mosmarrja e pagave prej më se 27 muajsh, ka detyruar punëtorët e Poçemit të stacionit të pompimit dhe nënstacionit elektrik që furnizojnë qytetin e Ballshit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike të dalin në protestë.

Ata shprehen se nuk janë paguar prej më shumë se dy vite dhe situata ekonomike në familjet e tyre është përkeqësuar dhe nuk munden më që të vazhdojnë punën pa u paguar. Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano raporton se këta punëtorë varen nga Uzina e naftës, e cila edhe në këtë sektor nuk janë dhënë pagat për më se 4 muajsh.

Ato kërkojnë ndihmën e shtetit duke paralajmëruar se do të braktisin punën pasi jo vetëm që nuk janë paguar, por edhe nuk kanë firmosur një kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?