27 qershori data e betimit të Fredi Belerit, media greke: Avokatët duan leje për ta nxjerrë nga burgu

Më 27 qershor është caktuar që të mbahet ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri edhe pse ky i fundit është në burg. Ceremonia e betimit do të bëhet në Bashkinë e Himarës në orën 11:00 të mëngjesit të së martës, sipas një njoftimi të afishuar në hyrje të bashkisë.

Pyetja që shtrohet është se nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do ta lejojë Fredi Belerin të marrë pjesë në procesin e betimit, me atë të të cilit ai merr zyrtarisht detyrën.

”Avokatët e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg.Ligji shqiptar parashikon leje afatshkurtëra për qëllime të veçanta për të burgosurit dhe avokatët vlerësojnë se nuk ka absolutisht asnjë pengesë, por gjithçka do të varet nga hetuesit”, shkruan media greke ”Prothotema”.

SHKARKO APP