27-vjeçari ndërron jetë në spital

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë pasi është vetëqëlluar me armë zjarri. Policia tha se sot, rreth orës 20:40, në spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi Salio Zeneli 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga 27-vjeçari. Mendohet se 27-vjeçari ka qëlluar veten me pistoletë, me një plumb në kokë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP