27-vjeçari nga Tirana plagos me thikë kolegun e tij në një fast-food në Dhërmi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhëmi, ku 27-vjeçari me inicialet E. Sh., i cili punonte në një fast-food, ka plagosur me thikë kolegun e tij.

Sherri ka nisur për motive të dobëta, teksa 29-vjeçari me inicialet A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

SHKARKO APP