27-vjeçarja tha se i dogji makinën, deputeti i PD-së: Do ta kallëzoj për shpifje

27-vjeçarja Deizi Arapi akuzon deputetin e PD-së, duke thënë se ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj. Deputeti Bledion Nallbati i është përgjigjur akuzave, ku teksa i mohon, deklaron edhe se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje”.

Sipas 27-vjeçares, konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbati.

SHKARKO APP