Edi Rama: I bëjmë thirrje çdo biznesi të prekur të evidentojë dhe dokumentojë dëmet e pësuara…

Kryeministri Rama ka postuar një status, shoqeruar nga video e mëposhtëme: “Në terren, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Akte shkatërrimi që nuk përfaqësojnë zërin dhe kërkesat e studentëve, por cenojnë punën, pronën dhe ekonominë e vendit.
I bëjmë thirrje çdo biznesi të prekur të evidentojë dhe dokumentojë dëmet e pësuara dhe t’i adresojë pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në mënyrë që çdo rast të vlerësohet dhe të ndiqet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Pas çdo biznesi ka njerëz, vende pune dhe familje që mbështeten te puna e përditshme”.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te ”Zogu i Zi” në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Ajo ka kundërshtuar pretendimet se pas akteve të dhunës qëndrojnë studentët dhe u ka bërë thirrje bizneseve të dokumentojnë dëmet e pësuara. Ministrja thotë se pas shkatërrimeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas saj, kanë dëmtuar vendin edhe më parë, këtë herë me ndihmë të huaj.

“Kam ardhur tek Zogu i Zi për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin. Nuk janë studentë ata që duan që mundi dhe djersa e prindërve të shokëve dhe shoqeve të tyre të dëmtohet dhe shkatërrohet. Është e njëjta dorë që ka dashur që Shqipërinë ta lejë mbrapa.

Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendin, por kësaj rradhë, ndryshe nga herët e tjera me ndihma të huaja që nuk duan që Shqipëria të përparojë e të futet në BE. Unë u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të dokumentojnë dëmet e bëra që Ministria e Ekonomisë dhe organet e drejtësisë të bënë detyrën e tyre dhe të adresojnë dëmet e bëra nga një dorë e pabesë që do të shohë Shqipërinë të shkatërruar”,-tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3500 (34.6%)
Shoqeria civile 6630 (65.4%)

Vota totale: 10130