29-vjeçari me Covid-19 u vetëvra në spital, mesazhi prekës i nënës
Nëna e Xhino Koçës, stilistja e njohur nga Durrësi, Lira Koça ka gjetur forcën mes dhimbjes së madhe, për të njoftuar miqtë e saj dhe familjarët për datën se kur pret vizitat për ngushëllim. Ajo ka një kërkesë për miqtë, që duhet të respektojnë masat, e të vijnë me maska dhe për të ruajnë distancën. Xhino Koça ishte i shtruar prej ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po luftonte me koronavirusin, por zgjodhi që t’i jepte fund jetës së tij në mënyrë më tragjike, duke u vetëhedhur nga kati i tretë. Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur, stilistes dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.
Të dashur familjarë dhe miq, në pamundësi për të pritur vizita ngushëllimi në ambjentet e shtëpisë, për shkak të masave anti-covid, ju njoftojmë se familja jonë ka vendosur që ditën e dielë me datë 23.08.2020, në ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, në krah të Bashkisë Durrës) duke filluar nga ora 17:00, të presim vizita, të kryejmë homazhe në kujtim të Xhinos tonë. Lutemi të respektoni të gjithë masat anti-covid, duke vendosur maskë dhe ruajtur distancat. Falënderues nëse do jeni pjese e kësaj përkujtimore të djalit tonë të dashur. Me respekt Edlira dhe Leonard Koça.
https://www.instagram.com/p/CECAk-3nc2N/