3 agjenci turistike nën hetim

Sektori kundër krimit ekonomik ka në hetim 3 agjenci të cilat janë proceduar edhe penalisht për mashtrim. Qytetarët prisnin bileta për udhëtime, por në të vërtetë ato nuk e dinin që kishin rënë pre e një mashtrimi.

Pasi prenotonin biletat që porosisnin qytetarët, agjencitë “fantazmë” i anulonin ato ose shpallnin falimentin, duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Ka patur raste që qytetarëve i është shkaktuar dëm ekonomik deri në 1 000 euro për disa bileta. Skema të tilla mashtrimi janë konstatuar edhe vitet e kaluara, madje, sipas analizës së policisë, këto agjenci hapen për një periudhë të shkurtër kohore, enkas për këtë qëllim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët sugjerojnë që qytetarët t’u drejtohen vetëm agjencive serioze dhe që kanë vite që operojnë në treg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?