3 aksidente dhe 5 të plagosur, shkak shpejtësia tej normave

Këtë të enjte kanë ndodhur tre aksidente dhe 5 të plagosur, dhe ky është bilanci në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti më i rëndë me 3 të plagosur ka qenë ai në afërsi të fshatit Hudënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshirë dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere, e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve dhe burimet që vijnë nga ky spital thonë se gjendja e drejtuesve të mjeteve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjerja në gjendje më të rëndë

Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin në afërsi të fshatit Mëmëlisht, ndërsa aksidenti i tretë më dëme materiale ka ndodhur në zbritje të Qafë Thanës. Sipas policisë, të tre aksidentet kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështisë në rrugë.

SHKARKO APP