3 deputetë shqiptarë monitorojnë zgjedhjet në SHBA

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë monitorues të procesit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Bledi Çuçi, Elona Gjebrea dhe Fatmir Mediu ishin të dërguarit e OSBE-së si monitorues afatshkurtër të zgjedhjeve në SHBA.

”Së bashku me dy kolegë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, ndoqëm dje zgjedhjet në SHBA, si monitorues afatshkurtër të dërguar nga OSBE-ja. Qytetarët prisnin me durim dhe qetësi rradhën për të votuar në këto zgjedhje për Kongresin dhe Senatin e SHBA-së, si dhe për disa pozicione të tjera të larta në administratën e shtetit të Maryland, ku edhe vëzhguam disa qendra votimi. Ishte vërtet interesante të ndiqnim demokracinë në veprim në një nga demokracitë më të vjetra e më të mëdha në botë”, shkruan Bledi Çuçi në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?