“3 milionë lekë për një vend pune në shtet”, kapet pas muajsh përgjime “mjeshtri” i sekserëve
Një sekser i vjetër vendesh pune në shtet u arrestua nga Policia e Durrësit. Tre milionë lekë të vjetra kishte qënë “gjoba” që një qytetar i ka paguar atij. Policisë i janë dashur tre muaj hetim me metoda speciale për ta kapur me prova Lulzim Çiflikun, 43-vjeçarin me banim në Tiranë, i akuzuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Policia e Durrësit njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi 3-mujore me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me preçedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

