FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arbeloa flet pas turpërimit: Faji im, ja çfarë i mungon skuadrës

Alvaro Arbeloa ka regjistruar shumë shpejt humbjen e tij të parë në krye të Real Madridit, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Trajneri i ri i skuadrës madrilene nuk u shmang nga përgjegjësia, duke dalë hapur pas ndeshjes dhe duke dhënë mesazhe të qarta si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e ekipit.

I pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve dhe rikthimin e Antonio Pintus në stafin teknik, Arbeloa theksoi se Reali ka ende shumë hapësirë për përmirësim.

“Në planin fizik kemi shumë hapësirë për përmirësim dhe Antonio është për këtë, për të na dhënë një dorë më shumë dhe për të rikthyer versionin më të mirë. Futbollistikisht do të punohet nga ana ime dhe fizikisht nga ana e tij, çka besoj se na mungon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam përjetuar dështime dhe humbje shumë më të këqija në jetën time sesa kjo. A pendohem që lashë lojtarët yje në Madrid? Jo, jo. Nëse do ta bëja sërish, do ta bëja 1000 herë! Skuadra sonte ishte fantastike dhe mund të mposhtë çdo skuadër në botë, jo vetëm Albacete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojtarët e mi dhanë më të mirën sonte… Nuk mund të them asgjë kundër tyre pas kësaj disfate. Kjo disfatë është faji im, jo faji i lojtarëve. Dështimi është rruga drejt fitores”, deklaroi Arbeloa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?