FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani tenton të afrojë Vlahovicin e ri nga Partizani i Beogradit

Milani ka rihapur pistën që çon te Andrej Kostiç. Klubi kuqezi zhvilloi kontakte intensive me Partizanin e Beogradit gjatë muajit dhjetor, ka rifilluar negociatat me synimin për ta transferuar talentin serb që në këtë merkato janari dhe për ta sjellë në Milanello.

Kostiç, sulmues i lindur në vitin 2007, mund të aktivizohet si qendërsulmues ose si sulmues i dytë dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit serb. Ai është krahasuar shpesh me Dusan Vlahovic, jo vetëm për karakteristikat teknike, por edhe për faktin se ndajnë të njëjtin agjent.

Edhe pse ka pasur minuta të kufizuara këtë sezon, Kostiç është aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës së tij. Te Milani, Kostiç do ta niste aventurën nga projekti “Milan Futuro”, me objektivin për të bindur trajnerin Allegri dhe për të fituar një shans në ekipin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuqezinjtë kanë paraqitur një ofertë prej 4 deri në 5 milionë euro dhe pritet së shpejti përgjigjja zyrtare nga klubi i Beogradit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?