3 mln lekë për një vend pune, pranga mashtruesit
Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar për mashtrim, vepër që e ka kryer edhe më parë.
Lulzim Çifliku, pas një hetimi tre mujor të policisë rezulton se i ka marrë një shumë prej 3 milionë lekësh një personi, K.Sh, për ta punësuar pranë një institucioni shtetëror në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
KOHA JONË SONDAZH

