3 muaj pa paguar dritat, elbasanlliu qëllon me armë punonjësin e OSHEE

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Elbasan pasi një debitor i energjisë ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të OSHEE.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotmë në fshatin Dushk të qytetit të Belshit/Elbasan.

Policia bën me dije se abonenti Bedri Muça, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muça ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?