VIDEO/ Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama. Përplasje mes qytetarëve dhe Policisë para Kryeministrisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo është pritur këtë pasdite nga kryeministri Edi Rama, por një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë dalë në protestë, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Dy liderët pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Mandej agjenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30. Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare njoftojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.

Protestuesit tentuan t’i afroheshin godinës së Kryeministrisë, por Policia vendosi një perimetër sigurie dhe nuk i lejoi të vijonin më pranë. Situata u shoqërua me momente tensioni dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve. Aktivistja Sidorela Vatnikaj kritikoi mënyrën e menaxhimit të tubimit nga Policia. Ajo tha se protestuesit kanë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidenten e Komisionit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama nuk na përfaqëson. Kemi 122 ditë në protestë që themi se Rama dhe qeveria nuk na përfaqësojnë. Në BE vetëm nëse largojmë autokratët. Jemi këtu për t’i thënë Von der Leyen se nuk duhet të mbështesë autokratët”, deklaroi Vatnikaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta

Pritja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?