3 nismat e PD, Basha mbledh deputetët që janë anëtarë në Komisionin e Ligjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite deputetët demokratë që janë anëtarë në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbledhja kryhet për të finalizuar tre nismat e PD për Vetting-un në politikë, ndryshimet Kushtetuese e Zgjedhore si dhe Reformën Territoriale.

Këto tre nisma do të depozitohen ditën e nesërme në sekretarinë e Kuvendit. PD do të finalizojë po sot, amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e grupit demokrat.

SHKARKO APP